E FUNDIT/ Atentat ndaj një personi në qytetin e Elbasanit, policia në kërkim të autorëve

0
263

Disa persona kanë qëlluar në orët e para të kësaj të diele ndaj një personi në qytetin e Elbasanit.

Burime  bëjnë me dije se shënjestra e këtij atentati ka qenë shtetasi i indenitifikuar si P.Carciu  i cili ka mund të shpëtojë nga plumbat.

Elbasan

Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elabasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Elbasaniflash.al