Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimet mafioze të ndodhura së fundmi në qytetin e Elbasanit.
Burime kanë njoftuar se Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj dyshohet të jenë autor edhe në ekzekutimin e datës 21 korrik ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani.
Emiljano Ramazani u ekzekutuar në makinën e tij pranë banesës.
Bëhet e ditur se pas krahasimit të pamjeve filmike dyshohet se Klevis Kapllanaj mund të jetë ekzekutori i Emiljano Ramazanit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor njoftohet se ka përputhshmëri karakteristikash të Klevis Kapllanajt me autorin që qëlloi mbi 39-vjeçarin.
Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj kanë qenë miq të ngushtë mes njeri-tjetrit, por pas ekzekutimit që dyshohet se kanë kryer bashkë marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar për një sasi parash.
Dyshohet se pikërisht ky konflikt i lindur mes tyre, të jetë bërë shkak që Nuredin Dumani ta ketë ekzekutuar shokun e tij për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.
Klevis Kapllanaj dyshohet të jetë edhe personi që vendosi armën në servisin në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit.
/abcnews.