E FUNDIT/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve të njeriu

0
119

Kina ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njeriu.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njofton se i infektuari me virusin H3N8 është një djalë 4-vjeçar nga provinca Henan.

I infektuari shfaqi simptomat e para më 5 prill, megjithatë sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend asnjë nga kontaktet e afërta të 4-vjeçarit nuk është prekur nga gripi i shpendëve. Mësohet se i infektuari kishte kontakt të përditshëm me shpendë në shtëpinë e tij.Varianti H3N8 është gjetur në të kaluarën te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por rastet e H3N8 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë./abcnews.al/