E FUNDIT/ Po pinte kafe në lokal, shqiptari ekzekutohet me 2 plumba në kokë në mes të Athinës

0
451

Të shtëna u raportuan të kenë ndodhur pak çaste më parë në rrugën Liosion në qendër të Athinës.

Informacioni i parë ka të bëjë me një burrë me origjinë shqiptare, i cili në fillim u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Shqiptari ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.

Më pas, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa shqiptari është dërguar me auto-ambulancë për në spital. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, apo aktiviteti me të cilin ai merrej, që mund të ketë sjellë dhe vrasjen e tij.

Sipas mediave greke Agios Panteleimon është një zonë që kontrollohet nga bandat.