Një operacion anti-drogë i zhvilluar në Elbasan ka çuar në pranga 5 persona, ndërsa ka sekuestruar 4 kg drogë, të llojit heroinë.
Lënda narkotike u zbulua në një kamion të linjës Turqi-Shqipëri dhe që kishte për destinacion Greqinë.
Droga ka qenë e ndarë në 8 pako, ndërsa nuk bëhen të ditur ende emrat e të ndaluarve.
Burime bejne me dije se pazaret per lenden narkotike beheshin ne Elbasan ku u evidentua dhe ngarkesa. Operacioni nen drejtimin e kryeprokurorit te Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe Drejtorit te Policise ne ate qark, Alket Shatro./elbasaniflash.al