Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti pasditen e sotme në Vlorë.
Siç raporton gazetari Elton Nika për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur, në afërsi të Triportit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identitet e të përfshirëve, por paraprakisht mësohet se dy persona janë konfliktuar.
Më pas, sherri ka agravuar në përdorimin e armëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin. Sakaq, autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa mundohej të largohej.Nga ana tjetër policia nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar për ngjarjen. g.v/abcnews.al