E fundit/ Thyen masën “arrest shtëpie”, e pësojnë dy të rinjtë nga Gjirokastra

0
113

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët kishin thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata.

Dy të rinjtë, sipas policisë, ishin lënë në “arrest shtëpie” për përdorim lëndësh narkotike dhe për mbajtje të armëve të ftohta.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata.

Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.