E FUNDIT/ U fut për t’u larë, mbytet 67-vjeçari në plazhin e Golemit

0
231

Një 67-vjeçar me iniciale XH.K. është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Golemit teksa ka qenë duke u larë në det.

Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

“Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al