E futi në tualetin e lokalit dhe tentoi të p*rdhunonte të renë, pranga 33-vjeçarit

0
327

Një palestinez u arrestua në Kos të Greqisë për tentativën për përdhunim të një vajze 19-vjeçare mëngjesin e së hënës.

Sipas një raportimi të dimokratiki.gr, ngjarja sipas denoncimit ka ndodhur në orët e para të së hënës, kur 19-vjeçarja vendase po argëtohej në një lokal nate në zonën e Tigakit.

Sipas denoncimit të saj, rreth orës 3:00 autori 33-vjeçar e ka ndjekur në tualet dhe e ka sulmuar me dhunë. Ankesa thotë se ai u përpoq t’i hapte këmishën e saj dhe nuk e la të dilte nga tualetet me qëllim përdhunimin e saj.

Vajza arriti të arratisej dhe menjëherë njoftoi autoritetet dhe burrat e Departamentit të Sigurisë së Kos arrestuan palestinezin. Një hetim paraprak është duke u zhvilluar.