E futur në kuti barbi! Ronela Hajati vjen me klip te kopjuar, ja katër rastet e ngjashme, mes tyre dhe shqiptare

0
332

TIRANE– Secila artiste kërkon që të ruajë një stil unik nga konkurentet e tjera. Duan që të sjellin risi jo vetëm në muzikë por dhe në ideimin e klipeve apo dhe veshjeve.
Ishte Ronela Hajati ajo e cila ka publikuar disa momente nga xhirimi i klipit të saj të ri dhe në sy ra një kuti e madhe Barbie që mban të shkruar emrin e këngëtares.

“Katër këngë gati dhe klubet e natës s’janë të hapura…gjynah për Zotin”, shkroi Ronela në mbishkrimin e videos.

Por një skenë të tillë shumë të ngjashme, për të mos thënë identike, ne e kemi parë dy herë në vajzat e njohura shqiptare.

Bëhet fjalë për performancën e Orinda Hutës me Landin e grupit West Side Family në festivalin “Kënga Magjike 2014”, në Pallatin e Kongreseve.

Orinda, Ronela

Dyshja teksa interpretonin këngën e tyre “Winnie Winnie Pooh”, Orinda ishte futur në një kuti ngjyrë rozë ku i shkruar ishte emri i saj, duke bërë kështu që pamja e saj të ngjasojë edhe më shumë me një kukull barbi.

Rasti tjetër është ai i Beatrix Ramosaj e cila përdori Barbie si temën e festës së ditëlindjes së saj.

Beatrix Ramosaj

Ndërkohë dhe personazhe të njohur botërore e kanë përdorur skenën e Barbie. Kylie Jenner për promovimin e linjës së saj të makeup-it si dhe këngëtarja Beyonce që përfshiu në të dhe bashkëshortin e saj bashkë me vajzën.

Nuk dihet se kush ka qënë inspirimi kryesor i Ronelës mirëpo vlen të thuhet se ideja nuk është aspak origjinale. Mbase shkon perfekt me këngën e saj ndaj është bërë kjo zgjedhje, na mbetet te presim publikimin e saj.

(A.B)/Dosja.al