Një video thellësisht shqetësuese tregon sesi një burrë i në Turkmekistan rreh dhunshëm gruan e tij pasi e gjeti atë në një sallon bukurie.
Brutaliteti vjen teksa një mjedis i ri i shtypjes së femrave po zë vend në shtetin autoritar ish-sovjetik Turkmenistan. Burrat mund të gjobiten nëse gratë e tyre marrin disa trajtime bukurie ose kozmetike.
Qeveria turkmene ka rritur kontrollin mbi të drejtat e grave që kur presidenti i ri Serdar Berdymukhammedov erdhi në pushtet në mars, duke pasuar babanë e tij, Gurbanguly Berdymukhammedov, me 73 për qind të votave në një zgjedhje që vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se nuk ishin as të lira dhe as të drejta.