E goditi me thikë në kraharor/ Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari (EMRI)

0
2

Një 39-vjeçar është esktraduar nga Greqia në Shqipëri.

Policia bën me dije se Deni Mecolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 40-vjeçar.

Njoftimi:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit:

 

 

Deni Mecolli, 39 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.