E kafshoi në shpinë gjatë Botërorit 2014, Suarez shok ekipi me Chiellinin?

0
111

Luis Suarez duket se ka marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së tij dhe duket se ka zgjedhur ta vazhdojë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç bën me dije gazetari i ESPN, Taylor Twellman, uruguajani ka pranuar të bashkohet me skuadrën e MLS, Los Angeles FC.

Aty ai do të gjejë dy ish-rivalë që është përballur përgjatë karrierës së tij. Bëhet fjalë për Gareth Bale dhe Giorgio Chiellini-n. Me uellsianin, Suarez është përballur shpesh në “El Clasiço”.

Për sa i përket mbrojtësit veteran italian, mbahet mend episodi kur uruguajani e kafshoi në shpatull gjatë Botërorit të Brazil 2014. Duket se çdo gjë është harruar dhe Suarez tahmë do të bashkohet me klubin përtej oqeanit, e cila kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për të fituar titullin kampion.

(BalkanWeb)