Fifi është komentuar gjatë pasi vitin që shkoi humbi shumë kilogramë dhe si duket kjo gjë vazhdon të ketë interes për fansat e saj. Kështu, artistja hoqi plot 15 kilogramë, duke bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Së fundmi, ajo u ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj në Instastory duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.
Por mesa duket, nuk kanë munguar as ata që i kanë komentuar linjat e saj trupore duke i shkruar se ka shtuar peshë sërish.
“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, i ka shkruar një ndjekëse.
Ky lloj mesazhi e ka revoltuar artisten, e cila është lodhur nga këto komente.
“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, i është përgjigjur Fifi.
© SYRI.net