Pep Guardiola ka mundësi të jetë pa tre lojtarë kryesorë për udhëtimin në Kupën e FA ndaj Cheltenham.
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Guardiola e konfirmoi se De Bruyne do të mbetet jashtë fushave të blerta për katër deri në gjashtë javë.
Në anën tjetër, tekniku spanjoll s’do të mund të llogarisë në Sergio Agueron, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjithashtu, Kyle Walker ka pësuar një dëmtim në mesjavë, kështu që është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Manchester City luan nesër ndaj Cheltenham në kuadër të Kupës FA me fillim nga ora 18:30. /Gazeta Express/