E la të lirë në qytet/ Qeni pitbull sulmoi të moshuarin në Durrës, pranga 44-vjeçarit

0
211

DURRËS- Një 44-vjeçar është arrestuar pasi qeni i tij i llojit Pitbull sulmoi një të moshuar në qytetin e Durrësit.

Policia thekson se qeni ishte braktisur nga i zoti dhe për pasojë, duke lëvizur lirisht në rrugë ka sulmuar 84-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Ndërkaq, 84-vjeçari po mbahet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.