Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës.
familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 3 fëmijët (2 djem dhe vajza) dhe 50 vjeçari dhe gruaja e tij, të cilët jetonin në fshatin Shënavlash.
Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet dhe kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.
Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza 19-vjeçare, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.
Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate.
E bija në dëshmi deklaron se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle.
balkan