“E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej”/ Dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi

0
2

Motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos të Greqisë, ka rrëfyer për abuzimin që viktima përjetoi në martesën e saj.

Siç zbuloi ajo për mediat greke, viktima duroi dhunë fizike dhe seksuale, pasi bashkëshorti e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ajo të mos ndahej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, ka deklaruar motra e 36-vjeçares.

Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk ka bërë denoncim në polici.

“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.

“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares.