E mbante si kafshë shtëpiake, kanguri sulmon për vdekje një person në Australi

0
95

Një burrë që mbante një kangur të egër si kafshë shtëpiake është vrarë nga kafsha në jugperëndim të Australisë, tha policia të martën. Thuhet se ishte sulmi i parë fatal nga një kangur në Australi që nga viti 1936.

Besohej se ai ishte sulmuar më herët gjatë ditës nga kanguri, të cilin policia e qëlloi për vdekje sepse po pengonte ndihmësit të arrinin tek i plagosuri, tha policia.

“Kanguri po përbënte një kërcënim të vazhdueshëm për reaguesit e urgjencës”, thuhet në deklaratë.