E mbuluar me gjak, gjendet e pajetë gruaja në sheshin e një pallati, policia dyshon se…

0
503

Në Rimini  të Italisë, trupi i një gruaje 79-vjeçare, Piera Paganelli , u gjet në një pellg gjaku në sheshin e një ndërtese.

Trupi u zbulua nga një pronar i godinës, i cili e gjeti atë përpara ashensorëve të godinës. Policia mjeko-ligjore ka kryer hetimet: mendohet se mund të jetë një vrasje, por për momentin sipas hetuesve nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë.

Bashkëshorti i gruas aktualisht ndodhet në Gjermani, ndërsa djali i saj ndodhet në spital prej disa muajsh pas një aksidenti të rëndë.