E mbytën në kënetën e Maliqit, Elbasani përkujton lumnimin e priftit katolik At Josif Papamihali

0
139

At Josif Papamihali është një nga 38 martirët e kishës katolike shqiptar të lumnuar nga papa Françesku.

Regjimi komunist e arrestoi në vitin 1945 dhe e dërgoi të punojë në Kënetën e Maliqit  ku e varrosën të gjallë në vitin 1948, pasi nuk mund të punonte më për shkak të rraskapitjes.

Ai ishte vetem 36-vjeç dhe eshtrat e tij nuk u gjeten kurrë.

“Jemi 10 nipër të atij dhe kam nxjerrë në dritë veprën e tij.”

Meshtari i ritit bizantin dhe të gjithë ata që vuajtën persekutimin e regjimit komunist e dhanë jeten për fe e atdhe u përkujtuan edhe në Elbasan në 5-vjetorin e Lumnimit.

Luiggi Bonazzi, Nunci Apostolik i Vatikanit, tha se martirët e fesë duhet të jenë shembull për ndërtimin e Shqipërisë sot.

“Një figurë si Papamihali është një shembull që ne dëshirojmë të shohim sot se si persona si ai të cilët nuk jetojnë më por që e kanë kaluar jetën e tyre në shërbim të komunitetit. Ai i ka shërbyer shumë njerëzve dhe për fat te keq diktatura nuk e pranoi këtë. Dhe ai e pagoi me jetë”.

E mbytën në kënetën e Maliqit, Elbasani përkujton

Aktiviteti u organizua nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan dhe Autoriteti për Informin mbi dokumentet e komunizmit.

Materiale me dëshmi për martirët e fesë u paraqitën në ekspozitën “Shekulli i Martirëve”, Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjës.