E ngacmoi seksualisht një i panjohur dhe i mori telefonin, gruaja përfundon në spital

0
143

Një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar seksualisht nga një person në Ferizaj, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, nga i dyshuari asaj i është marrë me forcë telefoni mobil.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Ferizaj, 21.04.2022 – 11:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas saj është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur, i cili me forcë i kishte marrë edhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim. /E