
Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç, kishte qenë duke mbeldhur midhje në një plazh me familjen e tij në provincën Si Thammarat të Tailandës, kur gjeti një perlë të rrallë me vlerë 250 mijë paund brenda një guacke.
Peshkatari zbuloi se perla e rrallë portokalli Melo, është një perlë jashtëzakonisht e shtrenjtë e formuar brenda lëvozhgës së një kërmilli të madh të quajtur Melo Melo. Hatchai pretendon se ai kishte një ëndërr të çuditshme disa ditë para se të gjente perlën, duke thënë: “Një burrë i moshuar me të bardha me mustaqe të gjata më tha të vija në plazh që të mund të merrja një dhuratë”.

Një peshkatar duket se ka realizuar ëndërrën e tij të cilën e kishte parë para pak ditësh.
Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç, kishte qenë duke mbeldhur midhje në një plazh me familjen e tij në provincën Si Thammarat të Tailandës, kur gjeti një perlë të rrallë me vlerë 250 mijë paund brenda një guacke.
Peshkatari zbuloi se perla e rrallë portokalli Melo, është një perlë jashtëzakonisht e shtrenjtë e formuar brenda lëvozhgës së një kërmilli të madh të quajtur Melo Melo. Hatchai pretendon se ai kishte një ëndërr të çuditshme disa ditë para se të gjente perlën, duke thënë: “Një burrë i moshuar me të bardha me mustaqe të gjata më tha të vija në plazh që të mund të merrja një dhuratë”.
Hatchai beson se plaku mund të ishte një perëndi dhe donte ta ndihmonte atë dhe familjen e tij nga varfëria. Shumë biznesmenë i janë ofruar për ta blerë, por peshkatari ende nuk ka vendosur përfundimisht se kujt do tia shesë.
lajmi.net
