E pabesueshme por e vërtetë! Pas dy muajsh Senegali përjashtohet, Kupa e Afrikës 2025 i jepet Marokut automatikisht

0
4

Hedhim një vështrim të shpejtë në kalendar. Jo, nuk është 1 prilli, por 17 marsi. Nuk është shaka. CAF-i, federata e futbollit afrikan, ka pranuar ankimimin e Marokut, dy muaj pas finales që humbi në fushë 1-0 nga Luanët e Atlasit, duke përjashtuar Senegalin, duke vendosur fitoren me tavolinë për vendasit me 3-0 dhe duke i dhënë kështu trofeun marokenëve. Një lajm që surprizoi të gjithë, sepse komisioni disiplinor kishte refuzuar fillimisht ankimimin e Marokut. Vendimi u ndryshua nga Bordit i Apelit i CAF-it, i cili të martën në mbrëmje pranoi ankesën e maghrebianëve.

Pas një penalltie të dhënë kundër tyre – shumë e diskutueshme, të cilën Brahim Diaz më pas e humbi – Senegalit iu desh të largohej nga fusha dhe të kthehej në dhomat e zhveshjes gjatë minutave shtesë. Pasi u bindën të riktheheshin për përfundimin e ndeshjes, Luanët e Terangës kishin fituar Kupën me golin e Pape Gueye në minutën e 94-t. Pikërisht pas këtij largimi nga fusha CAF-i pranoi ankimimin.

“Në mbledhjen e sotme, Komiteti i Apelit i Konfederatës Afrikane të Futbollit vendosi, në zbatim të nenit 84 të Rregullores së CAF për Kupën e Afrikës, që kombëtarja e Senegalit shpallet e humbur me tavolinë në ndeshjen finale të TotalEnergies CAF Africa Cup of Nations Marok 2025, me rezultatin 3-0 në favor të Fédération Royale Marocaine de Football,” thuhet në njoftim.

Janë marrë edhe masa të tjera pas vendimit për t’i dhënë Kupën Marokut:

  • Ankesa ndaj Ismaël Saibari (lojtarit nr. 11 të Marokut) është pranuar pjesërisht. Komiteti i Apelit konfirmon se Saibari ka pasur sjellje të papërshtatshme duke shkelur nenet 82 dhe 83(1) të Kodit Disiplinor të CAF-it, duke reduktuar nga dy në një ditë përjashtimi me kusht. Gjoba prej 100.000 dollarësh anullohet.
  • Ankesa për incidentin me mbledhësit e topave (që përpiqeshin të merrnin përsëri peshqirin nga Mendy, portieri i Senegalit) pranohet pjesërisht. Komisioni i Apelit konfirmon përgjegjësinë e Federatës së Marokut për sjelljen e mbledhësve të topave gjatë ndeshjes, por gjoba reduktohet në 50.000 dollarë.
  • Ankesa për ndërhyrjen në rishikimin OFR/VAR refuzohet, duke lënë gjobën prej 100.000 dollarësh për Federatën Marokene të Futbollit.
  • Ankesa për incidentin me lazer pranohet pjesërisht, me gjobë të reduktuar në 10.000 dollarë.

Të gjitha kërkesat e tjera ose ankimet janë refuzuar.

GEAR Sh.p.k