E paprecendentë! Trajneri i taekwondos nga Kosova godet vajzën 8-vjeçare pasi humbi garën me serben në Kampionatin Evropian

0
28

Një trajner i taekwondos nga Kosova ka goditur me shuplakë garuesen tetë vjeçare nga Kosova pas humbjes së kësaj të fundit në Kampionatin Evropian të taekwondos në Tiranë.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet se pas humbjes në finale nga Taekwondosja serbe Nina Savic, garuesja nga Kosova ajo sulmohet nga trajneri i saj.

Mediat kanë raportuar se trajneri është pezulluar për gjashtë muaj.

Si shqetësuese sulmin fizik nga tetë vjeçares e ka parë edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin e bërë në Facebook.

Trajneri Valmir Fetiu për mediat në Kosovës ka thënë se garuesja është e bija e tij dhe se mundohej ta qetësonte pas humbjes.

 

Top Channel