Një makinë tip “audi” është shkrumbuar nga flakët, në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”, është shkrumbuar një makinë, që ka qenë brenda oborrit të banesës, në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Policia po heton në lidhje me shkaqet, dhe nëse e reja mund të ketë pasur ndonjë konflikt që ka çuar në djegien e mjetit të saj.