Një grua nga Virxhinia është surprizuar kur ka parë një ari gjigand duke u relaksuar në pishinën e fëmijëve në shtëpinë e saj.
Nuk është hera e parë që Regina Keller ka parë kafshë të egra në oborrin e shtëpisë, por një ari në pishinën e fëmijëve ishte një ngjarje që e ka kënaqur dhe e ka bërë për të qeshur.
Oborrin e shtëpisë së saj e kanë vizituar dre, arinj, dhelpra dhe ketra.
Gjatë kohës që ajo po ujiste lulet pa ariun e madh që po shëtiste nëpër oborr dhe pasi i ra rreth e rrotull u fut tek pishina e fëmijëve duke u kënaqur dhe freskuar nga vapa. Ariu qëndroi duke u relaksuar dhe duke fjetur përreth një orë dhe më pas u largua.