E pazakontë në Pogradec! Përfitoi nga amnistia dje, sapo doli nga burgu bën vjedhjen e radhës

0
101

Ardian Isufi, pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje

I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij

 

Top Channel