E pazakontë te Barcelona/ Kapiteni përballet me sfida mendore, rrezikon të largohet

0
2

Ronald Arauho mund të mos luajë më kurrë me Barcelonën, për shkak të problemeve aktuale mendore. “Cope” ka raportuar se është shumë i prekur emocionalisht nga kartoni i kuq që mori ndaj Çelsit.

Problemi ndërkohë është më i madh se dukej, pasi mund të vendosë që të mos luajë më kurrë për të shmangur një goditje të rëndë. Humbja ndaj Çelsit ishte e rëndë për katalanasit në Ligën e Kampioneve, ndërsa është presidenti Laporta që ka kërkuar mbështetje nga tifozët.

Trajneri Hansi Flik e la jashtë në ndeshje radhazi, pas humbjes me Çelsin. 26-vjeçari duket se po e humbet plotësisht lidhjen e tij me Barçën.Arauho kishte shiritin e kapitenit ndaj Çelsit. Kontrata e tij përfundon në vitin 2031, ndërsa vendimin për rinovimin e merrte në janar.