E Premtja e Madhe është ditë zie absolute për besimtarët ortodoksë, është kulmi i Dramës Hyjnore, është dita e Kryqëzimit të Krishtit. Të krishterët, sot, janë në ditë zie dhe sipas traditës atyre nuk iu lejohet të bëjnë asnjë punë, siç është pastrimi i shtëpisë apo punët e kopshtarisë. Kjo ditë simbolizon sakrificën e Krishtit për njerëzimin. Ai u kryqëzua për të shpëtuar njerëzimin dhe për të dhënë shembullin e shpresës dhe mëshirës në Tokë.
Siç njihet, fjala “Pashkë” vjen nga fjala hebraike “Passover” që do të thotë “kalim” dhe është festa “përkujtimore” e hebrenjve që i referohet “kalimit të Jobit” në Egjipt për të shfarosur fëmijët e parë të Egjiptianëve që i mbanin si skllevër pasardhësit e Jozefit dhe vëllezërve të tij. Sipas kalendarit tyre Hënor, hebrenjtë festojnë Pashkën gjatë muajit Nisan, që në hebraisht do të thotë ” koha kur gjithçka është e gjelbër”. Ky muaj është gjithashtu muaji i parë i vitit hebre dhe fillon pak para ekuinoksit pranveror në ditën e shfaqjes së Hënës së Re, pasi muajt hebrenj nuk përcaktoheshin nga një kalendar i konkret, por sipas fazave të Hënës. Kjo është arsyeja pse festa e Pashkës u festua nga Judenjtë në ditën e 15 të muajit Nisan, domethënë në ditën e hënës së plotë të parë të pranverës.
Si u caktua dita e kremtimit të Pashkës?
Këshilli i Parë Ekumenik, në Nikenë në Bitini në 325 Pas Krishtit, përcaktoi ditën e festës së Pashkës. Ky vendim njihet si “Marrë veshja e Nikesë “.
Sipas marrë veshjes “Pashkët duhet të festohen të Dielën e parë pas hënës së parë të plotë të pranverës, dhe nëse hëna e plotë ndodh të dielën, atëherë ajo duhet të festohet të dielën tjetër, në mënyrë që të mos përkojë me kremtimin e Pashkës Hebraike.” Kremtimi i Pashkëve ishte i lidhur drejtpërdrejt me ekuinoksin pranveror dhe hënën e parë të plotë të pranverës.
Siç shkruan Kryepiskopi Christodulos ”. .. vlen të përmendet se në Këshillin e Parë Ekumenik,nuk u përcaktua dita e kremtimit të Pashkës. Nuk u caktua dita dhe muaji sipas Kalendarit Julian, por u caktua sipas ekuinoksit pranveror, domethënë u vendos sipas ekuinoksit jo sipas datës dhe kjo sepse me rëndësi nuk është data, por ekuinoksi.»Pra, për të gjetur datën e festës së Pashkës, mjafton të dimë se cila është dita e hënës së parë të plotë pranverore dhe më pas të gjejmë të Dielën e parë që pason pas hënës së plotë.
ora tv