E premtja e zezë në ShBA, shitje rekord, vetëm në një ditë shpenzohen 9.12 miliardë dollarë

0
74

E premtja e zezë ka sjellë një xhiro rekord të blerjeve në Amerikë.

Ekspertët shprehen se shkak është bërë rreziku i rënies së ekonomisë dhe rritjes së lartë të çmimeve që ka bërë që në një ditë të shpenzohen 9.12 miliardë dollarë.

Për shumë njerëz, sidomos ata me të ardhura të ulta “E premtja e zezë” është një ngjarje e cila pritet me padurim për shkak të ofertave që bëhen.

Radhët e gjata ishin një fenomen normal në këtë ditë ndërsa edhe në internet blerjet u rritën me rreth 2 për qind, ndërsa zbritjet e mëdha të çmimeve ishin thuajse për çdo produkt nga telefonat inteligjentë tek lodrat.

Adobe Analytics, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85% nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara.

Ajo kishte parashikuar që shitjet e së “Premtes së zezë” do të rriteshin me një shifër modeste prej 1%.

Konsumatorët u dyndën në dyqane pasi pandemia e Covid-19 mbylli disa prej tyre dhe disa të tjera vendosën rregulla të ashpra për klientët siç ishte mbajtja e maskave si dhe vaksinimi.

Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe sipas ‘Adobe’, blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte.