E qëlloi me armë zjarri për një parakalimme makinë.Detaje nga ngjarja në Shkodër

0
2

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku është qëlluar me armë drejt një automjeti pas një konflikti mes disa personave.

42-vjeçari Edison Tirana ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës me dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara me sende të forta.

“Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta”, njofton policia.

Si ndodhi konflikti

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për parakalimin me makinë, ku nga Dogana e Hanit të Hotit dhe deri në Koplik dy personat kanë qenë në një “garë” në rrugë, e cila ka përfunduar me plumba.

Gjatë sherrit, 42-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët më pas kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt automjetit të tij.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat “Shqiponja” dhe patrulla të shumta policie, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv