Sherri i nisur në rrjetet sociale për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 15 vjeçari në Pogradec. ABC ka siguruar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë shkollës “Gjergj Pekmezi” në Pogradec, ku shihet se si plagoset 15 vjeçari.
16-vjeçari J.L shihet se mban në dorë një thikë të madhe, ai i afrohet nga pas 15-vjeçarit dhe më pas e godet me thikë drejt zemrës. Pas këtij akti të rëndë 16-vjeçari largohet ndërsa i plagosuri shihet teksa ulet në tokë.