E rëndë/ 16-vjeçari dyshohet se ka vrarë prindërit dhe 2 vëllezërit, fqinjët të terrorizuar kur gjejnë trupat e viktimave

0
188

Rasti i rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 10:40, ndërkohë që prindërit dhe dy djemtë u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Një i afërm ishte përpjekur të kontaktojë me familjen të shtunën. Pasi nuk mori përgjigje të nesërmen ai shkoi për të kontrolluar.

Ata gjetën derën e përparme të zhbllokuar dhe trupat e pajetë brenda në shtëpi dhe menjëherë  thirrën policinë.

Zyra Qarkut e Policisë në Kanawha tha se 16-vjecari që dyshohet se kreu krimin u gjet i sigurt diku tjetër pa asnjë lëndim.

Autoritetet e policisë atëherë njoftuan se një i ri ishte akuzuar për katër akuza të vrasjes në lidhje me incidentin, por nuk dha moshën e tij dhe nuk sqaro nëse ishte 16-vjeçar që i përkiste familjes.

Fqinji Samra Mullins tha se nuk dëgjoj asnjë të shtënë të vinte nga shtëpia në lagjen e qetë. “Është shumë stresuese për ne, sepse kemi edhe stresin e pandemisë Covid-19”,  tha ajo , shkruan DailyMail.

Fax news