Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 19-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar. Kanë qenë të afërt që e kanë gjetur në banesë të renë e cila u dërgua me urgjencë në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet shkaqet që e çuan 19-vjeçaren të merrte këtë akt të rëndë ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policise:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.