E rëndë! 29-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në burgun e Francës, dyshimet e avokatit: E gjeja me fytyrë të enjtur

0
190

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku shqiptari Refik Mata, 29 vjeç, i dënuar disa herë për vjedhje është gjetur i vdekur në qelinë ku po vuante dënimin në një burg të Nice.

Sipas mediave franceze, ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit.

Paraprakisht raportohet se po hetohet për vetëvrasje, por avokati i shqiptarit ka hedhur dyshime.Sipas mediave avokati Julie Boano është shprehur se një ditë para se të gjendej i vdekur, shqiptari kishte pasur një përplasje me gjykatësin. Gjithashtu ai ka thënë se në një seancë e kishte gjetur klientin e tij me fytyrë të enjtur.

Po ashtu sipas avokatit gardianët e burgut, kanë rrëfyer se Mata ka pasur dhe përplasje me të burgosurit e tjerë dhe prej gjashtë muajsh nuk ndihej mirë.

“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit. Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje,”- ka deklaruar avokati Me Julie Boano.