E rëndë, 31-vjeçari kroat masakron me sëpatë gruan dhe fëmijën 1-vjeç

0
147

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisë, ku 43-vjeçari, Goran Knezheviç, ka sulmuar me sëpatë ish bashkëshorten dhe fëmijën e tij 1 vjeçe gjysmë.

Vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.