Një 35 vjeçare humbi jetën pas një ndërhyrje estetike në gjoks që është bërë në shtëpi nga një person që nuk dihet nëse është i specializuar.
Gruaja e cila i bëri ndërhyrjen estetike është larguar mjenjëherë kur ka parë që gjëndja e pacientes së tij është përkeqësuar. Ngjarja ka ndodhur në Modena dhe policia tashmë ka nisur hetimet
Viktima Samantha Migliore në 2020 kishte arritur ti shpëtonte një tentative vrasjeje nga ish i fejuari i saj i cili e kishte qëlluar në kokë.
Policia kishte mbërritur në vendngjarje pas alarmit që kishin dhënë familjarët e saj.
Nga të dhënat e para hetimore mendohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë shoku anafilaktik ose një arrest kardiak por do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkaqet e sakta.
Mjekët e urgjencës janë përpjekur që të japin ndihmën e shpejtë por 35 vjeçar humbi jetën me të mbërritur në spital.