E rëndë / 51-vjeçarin e zë korrenti, vdes në vend

0
2

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në zonën e Valiasit rreth orës 16:45.Viktima dyshohet se po riparonte një defekt. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.