E rëndë: Arrestohet fqinji, akuzohet për përdhunimin e një 12 vjeçareje

0
191
Domestic violence

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45 vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet N.E dhe ka shfrytëzuar gjëndjen e rëndë ekonomiko sociale në të cilën ndodhej familja e të miturës.

Mësohet se ai ishte komshi me familjne e vajzës dhe besohet se abuzimi seksual ka vazhduar për gati dy vite, pra në kohën kur e mitura ishte 10 vjeçe, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Familja e vajzës ka bërë kallëzim dhe fillimisht çështja ishte hetuar nga prokuroria e Shkodrës, dhe më pas kjo prokurori ka shpallur moskopetencën duke ia kaluar prokurorisë së Kukësit dosjen për hetime të mëtejshme.

Kjo prokurori dy ditë më parë ka proceduar me arrestimin e personit me inicialet N.E dhe sot gjykata ka vendosur ta mbylle në burg.

N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se është i divorcuar. Familja e vajzës  jeton në Kukës në një varfëri ekstreme dhe ka 4 fëmijë.

Në fillim të janarit një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur u denoncua edhe në Sarandë. Njerku u arrestua pasi akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëshortes së tij për disa vite.