8.5 C
Elbasan
Ballina KRONIKË E rëndë/ Babai mbyt djalin 10-vjeç: Doja ta dërgoja në Parajsë

E rëndë/ Babai mbyt djalin 10-vjeç: Doja ta dërgoja në Parajsë

0
192

Një baba në Turqi ka vrarë djalin e tij 10 vjeç. Sipas Mirror thuhet se Ismail Kilincer, 32 vjeç ka kryer krimin e rëndë teksa gruaja e tij ndodhej në spital.

Kilincer i tha policisë: “Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha”.

Në këtë moment, fëmija shikoi të atin dhe i thotë: “Babi, edhe mua më vjen keq”.

32 vjeçari Kilincer tha se ai u ul në këmbët e Huseyin dhe e mbyti atë me duar. Ai më pas bllokoi derën dhe thirri policinë për të thënë se ai kishte “vrarë dikë”.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në ferr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte ndërsa do rritej më shumë. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërsa ai ishte ende pa mëkat”- ka thënë ai.

 

ora