E rëndë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

0
3

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit 2026 në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar ka plagosur me mjet prerës thikë djalin e tij

Rreth orës 23:00, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës së tij, ka goditur me thikë djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Autor i dyshuar u arrestua në vendngjarje dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) që përdori.

Shtetasi i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.