Një 60-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 60-vjeçari quhet Zaim Qoshja, ndërsa dyshohet se po kryente riparime në një kabllo zgjatimi të energjisë elektrike, ndërsa një gabim fatal i ka kushtuar jetën.
Mediat e huaja, shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savignano të Italisë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998.
Fax