Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA.
Trupi i një foshnje u gjet i lidhur në sediljen e makinës brena shtëpisë së tij në Tenesi, dhe kishte vdekur nga uria dhe dehidratimi. Sipas autopsisë, nëna e tij kishte ndërruar jetë më parë nga mbidoza.
Tiffany Spears, 32 vjeç dhe djali i saj 15-muajsh, Nicholas Crowder, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, në veri-lindje të Nashville.
Nga ekspertiza u zbulua se shkaku i vdekjes së Spears ishte mbidoza
Përsa i përket foshnjës, nuk është e qartë se sa kohë kishte i vdekur, por shkaku i vdekjes ishte uria dhe dehidrimi.
Një oficer vizitoi shtëpinë dhe konstatoi që dera ishte e mbyllur. Kur pa në dritare vuri re vajzën 3 vjeçe dhe Spears në tokë pa lëvizur.
Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Spears ishte shtrirë në dyshemenë e banjës dhe nuk kishte asnjë shenjë të dukshme dhune. Rreth saj kishte drogë dhe mjete për ta marrë, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës të parkuar para shtëpisë.
ora tv