E RËNDË/ E goditi me çekiç në fytyrë dhe i kafshoi veshin, shqiptari “çmendet” nga xhelozia dhe dhunon bashkëshorten

0
90

Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali pasi dhunoi bashkëshorten duke e goditur me çekiç. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë.

Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.

Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij.

Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.