E rëndë/ Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë, nisin hetimet

0
411

Dy persona kanë humbur jetën në qytetin e Vlorës. Policia thotë se një 58-vjeçar, banues në lagjen “Hajro Çakërri”  është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 nëntori”.

Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e e rasteve.