E rëndë/ Hakerat nuk ndalen, publikojnë mbi 200 certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme (Të lëshuara nga SHISH)

0
103

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar 214 certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Këto certifikata janë dëshmi sigurie, të cilat janë të lëshuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe janë në funksion të tij.

rrjetin social “Telegram”, hakerat  ka nxjerrë dokumentet në fjalë ku shkruhet: Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?

 

Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-06-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar”.

Hakerat tashmë e kanë kthyer në “traditë” publikimin e dokumenteve sensitive të shtetit shqiptar. Kujtojmë se “Homeland Justice” ka patur në fokus kreun e SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano dhe kryeministrin Edi Rama, ku këtij të fundit i ka publikuar të gjitha udhëtimet jashtë vendit, nga të gjitha pikat kufitare.