Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Gjirokastrës.
Një 20 vjeçare nga fshati Zhulat ka humbur jetën në maternitet pas lindjes
Ajo ka shkuar në maternitet me dhimbje të forta rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.
Menjëherë është futur në sallën e operimit, mirëpo fëmija sipas mjekëve ka qenë në pozicion kryq gjë e cila ka sjellë probleme dhe ndërlikime për nënën.
Ka qenë fëmija i parë për 20 vjeçaren.
Shkaqet e vdekjes së saj nuk dihen ende pritet kryerja e ekspertizës mjeko ligjore.
ora news