Një studente universiteti vrau veten pasi iu tha gabimisht se kishte ngelur në provimet e saj dhe nuk mund të kalonte në vitin e tretë.
Mared Foulkes, 21 vjeç, nga Anglesey Uellsi i veriut vdiq më 8 korrik pasi u rrëzua nga Ura e Britannia pranë ngushticës Menai. Studentja e Universitetit të Kardifit ishte në vitin e dytë të studimeve për farmaceutikë, pasi kishte punuar me kohë të pjesshme në një farmaci për disa vite.
Një hetim në Caernarfon tha se Foulkes kishte marrë një email të automatizuar nga universiteti disa orë para vdekjes së saj duke thënë se ajo kishte ngelur në provimin e saj të përsëritur dhe nuk do të kalonte në vitin e tretë.
Në një email thuhej se ajo kishte ngelur me 39 për qind, ndërsa në fakt e kishte kaluar provimin me 62 për qind. 39 për qind lidheshin me një provim të mëparshëm që ajo kishte dështuar më 26 mars dhe jo provimin e përsëritur që kishte marrë dhe e kishte kaluar më 24 prill. Kur filloi pandemia Covid-19, Foulkes ishte detyruar të përfundonte studimet e saj online.
(E.H/Faxweb.al)