Tre refugjatë janë vrarë dhe një është plagosur rëndë pasi një tren i shtypi ata në jug-perëndim të Francës.
Kryebashkiaku lokal dhe policia thanë se refugjatët ishin shtrirë në shina kur u përplasën nga treni në një qytet bregdetar, pranë Biarritz sot (12 tetor) në mëngjes
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërkohë është duke u zhvilluar hetimi policor, shkruan BBC.
Kryebashkiaku i Ciboure tha se zona ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.